Sfida mes Benficas dhe Sportingut në Kupën e Portugalisë për femra, ku shqiponjat regjistruan fitoree 5:0, pati më shumë se “vetëm” futbollin e mirë të skuadrës fituese.

Në minutën e 44-t të pjesës së parë, gjyqtarja Catarina Campos dha kartonin e bardhë për mjekët e dy skuadrave dhe ndryshe nga paralajmërimet verdhekuq, sinjalizimi ishte i mirënjohjes, përcjell Demokracia.com.

Afër fundit të fazës hapëse, një tifoz në mesin e 15,000 të pranishmëve në Estadio da Luz u ndje i sëmurë në tribuna dhe kishte nevojë për ndihmë.

Stafet mjekësore u njoftuan me shpejtësi për situatën dhe nxituan në ndihmë të tij, duke lënë zonat teknike dhe duke iu bashkuar spektatorëve.

Qëndrimi u prit me duartrokitje nga publiku dhe më pas me karton të bardhë nga Catarina për lojën e ndershme.

As equipas médicas de Benfica e Sporting receberam cartão branco após assistirem uma pessoa que se sentiu mal na bancada 👏 pic.twitter.com/ihin0FAlJF

— B24 (@B24PT) January 21, 2023