Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez marrin një letër të shkruar me dorë nga Barack Obama duke i uruar ata për fejesën

Lajmet për fejesën e të famshmëve nuk i kanë ikur ish-presidentit amerikan, Barak Obama.

57-vjeçari mori pak kohë për t’i shkruar një letër të veçantë me përgëzime për fejesën Jennifer Lopezit dhe Alex Rodriguezit këtë javë, vetëm disa ditë pasi ish-lojtari i bejsbollit, 43 vjeç, i propozoi 49-vjeçares më atraktive, J.Lo, shkruan DailyMail.

View this post on Instagram

3.9.19✨♥️

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Obama u kishte shkruajtur atyre: ‘Michelle dhe unë vetëm donim t’ju përgëzonim për fejesën tuaj.

‘Pas 26 vjetësh së bashku, mund të themi se çdo gjë që mund të sjellë jeta mund t’i sjellë, ndarja me dikë që e doni e bën gjithçka më të mirë. Të gjitha të mirat, Barack Obama’.

I kënaqur me këtë letër shumë të veçantë, Alex Rodriguez ndau një fotografi të letrës menjëherë në Twitter duke shkruar: “Kjo do të thotë bota për ne”.

Michelle dhe Barack kanë qenë të martuar që nga viti 1992, pas takimit në mes të 20-tat e tyre në një firmë ligjore në ShBA.