Deputetja Ganimete Musliu, ka lexuar një mesazh në seancën e Kuvendit për shtesat e Policisë, të cilën e ka bojkotuar sërish partia Vetëvendosje.
Musliu lexoi kështu mesazhin e policit kufitar:
‘Emrin nuk do t’ia përmbendi për shkaqe sigurie. E nderuara deputete, jam polic kufitar dhe gjendja është e mjerueshme, nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjenike. Punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara. Rrezikshmëria është shumë e lartë’, tha ajo.







