Leo Messi e vizitoi mbrëmë “Camp Noun” në mënyrë të fshehtë.

Ai më pas publikoi sot fotografitë me një postim emocional, teksa shihej i vetëm në stadiumin ikonik, shkruan Gazeta Express.

E tani edhe faqja zyrtare e Barcelonës ka reaguar pas postimit të argjentinasit.

“Je gjithmonë i mirëseardhur në shtëpinë tënde, Leo”, shkruhej në postim.