Jasmin tregon pse i bëri ‘block’ dy ish-konkurrentet e ‘Përputhen’

Jasmin Kadriu, ish-protagoniste e emisionit “Për’puthen”, së fundmi ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë.

Për të u aludua se është në një lidhje dashurie me këngëtarin Ardian Bujupi, pasi në rrjet qarkulluan fotografi të dyshes ku ishin shumë të afërt.

Asnjëri nga protagonistët nuk ka mohuar apo pohuar thashethemet, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Jasmin ishte e ftuar në Prive këtë edicion, ku shpalosi risi.

Ndër të tjera, ajo tregoi se dy nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” i ka ‘block’ në Instagram.

Fjala është për Sindi Locin dhe Melisa Lleshin.

Madje, Jasmin tregoi dhe arsyet që e çuan në këtë vendim.

“Melisën sepse nuk u tregua korrekte për diçka qefi dhe kur personat nuk janë aty për një gjë qefi, i mendoj për halle dhe thjesht nuk ka qenë korrekte në marrëdhënien tonë. Ndërsa, Sindi nuk e kupton që mund të kesh vetëpëlqim, mund t’i thuash vetes që je më e mira, por kur del në jetën reale nuk rrethohet asnjë gjë, nuk shkon asnjë gjë rreth teje. Kështu që do t’i thoja vetëm të ulet me këmbë në tokë dhe për mua është në rregull”, u shpreh ajo./Lajmi.net/