Jashari thotë se “Marshi për drejtësi” më 2 prill është jopolitik dhe se presin mbështetje pa dallim partie

Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më 2 prill në Prishtinë. E lidhur me këtë, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, deklaroi që ky marsh është jopolitik.

Jashari bëri thirrje të bashkëngjiten të gjithë në këtë marsh, i cili do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

“Jemi dakorduar që ky marsh është jopolitik. Presim që pa dallim të partive politike, në këtë rast edhe institucionet, të bashkëngjiten në këtë marsh. Mendoj se e kanë obligim historik, moral, kushtetues e njerëzor. Kjo gjykatë është politike dhe e koordinuar mirë me Serbinë dhe Prokurorinë serbe, të cilët tendencë të vetme kanë për ta njollosur luftën, e që nuk do t’ia arrijnë asnjëherë”, theksoi Jashari në Tëvë1.

Njëherit, Jashari tha se presin të ketë mbështetje e reagime edhe nga masa kombëtare

Kyr marsh organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe veteranëve tjerë të cilët po gjykohen në Gjykatë Speciale në Hagë