Januzaj te klubi italian për 18 milionë euro?

Mesfushori kosovar i Real Sociedadit mund të përfundojë në kryeqytetin italian gjatë këtij muaji

Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit

Mesfushori kosovar lidhet me një transferim të mundshëm në Itali.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, përfaqësuesi belg mund të përfundojë në Romë në ditët në vazhdim.

“Giallorossi” po planifikojnë ta huazojnë futbollistin ofanziv anësor, me të drejt blerjeje të kartonit të tij gjatë verës që vjen për 18 milionë euro.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit e ka kërkuar largimin nga Sociedadi dhe në ditët në vijim pritet të ketë risi në këtë drejtim.

Mediat italiane raportojnë se interesim për 24 vjeçarin ka shfaqur edhe Milani.