Januzaj në Serie A, menaxheri zbulon kushtet e marrëveshjes

Adnan Januzaj është në bisedime për transferim te Roma.

Menaxheri i Adnan Januzajt, Dirk De Vriese ka konfirmuar bisedimet mes Romës dhe Real Sociedadit për transferimin e mesfushorit.

Ai po ashtu ka theksuar se së shpejti pritet të finalizohet marrëveshja për transferimin e Januzajt në Stadio Olimpico.

“Jemi në bisedime me Romën. Jemi duke vlerësuar kushtet e marrëveshjes, në mesin e së cilës huazim me të drejtë të blerjes”, deklaroi De Vriese për “LaRoma24”, transmeton lajmi.net.

“Huazimi i thjeshtë është një mundësi. Tani shpresojmë ta definojmë brenda pak ditësh”, theksoi ai.