Januzaj bën “freestyle” me top në ballkon, Real Sociedad e quan gjeni VIDEO

Si shumica e lojtarëve të tjerë edhe ylli kosovar, Adnan Januzaj po qëndron në shtëpi për tu mbrojtur nga koronavirusi, në këtë kohë kur futbolli në Evropë ka pushuar.

Ai ka bërë një video duke treguar aftësitë e tij në ballkonin e shtëpisë së tij.

Skuadra e tij në Spanjë Real Sociedad e ka postuar videon në rrjetet sociale.

Ekipi spanjoll e ka quajtur një gjeni Januzajn.

Këtë sezon, 25 vjeçari ka zhvilluar 28 ndeshje me fanellën e Real Sociedadit në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola.