Januzaj asiston një gol në fitoren e thellë të Belgjikës prej 8-0

Belgjika ka triumfuar thellë 8:0 në shtëpi sonte ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të eliminatoreve për Botërorin 2022 në futboll.

Michy Batshuayi (14’), Hans Vanaken (17’,89’), Leandro Trossard (38’, 76’), Jeremy Doku (42’), Dennis Praet (49’) e Christian Benteke (70’) shënuan golat për Belgjikën.

Te Belgjika nga minuta e 77-të u aktivizua Adnan Januzaj dhe asistoi golin e fundit të ndeshjes të shënuar nga Hans Vanaken në minutën e 89-të.

Belgjika kryeson me 7 pikë pas tri ndeshjeve, Çekia është e dyta me 4 pikë. Uellsi zë vendin e tretë me tri pikë pas dy ndeshjeve. Uellsi triumfoi sonte 1:0 në shtëpi ndaj Çekisë.

Daniel James (82’) realizoi golin e vetëm të Uellsit.