Janë rinumëruar më shumë se gjysma e votave

Rinumërimi i votave po vazhdon.

Deri në këto momente janë rinumëruar 310 vendvotime.

Këtë e ka konfirmuar për Express Vlmir Elezi zëdhënës i KQZ-së.

Sipas tij procesi i rinumërimit ka arritur deri në 58.60 përqind.

“Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre. Kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar në mënyrë që të vazhdojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”.

Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtar, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.

loading…