James Rubin në Podgoricë: I bindur se Mali i Zi nuk kthehet sërish kah Beogradi dhe Moska

“Pas bisedimeve që zhvillova me zyrtarë malazias dhe liderë të partive politike, tashmë jam i bindur se Mali i Zi nuk do të kthehet sërish ka Beogradi dhe Moska”, ka thënë Emisari Special i Departamentit amerikan të Shtetit dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin, gjatë një vizitë të tij në Podgoricë.

Kjo pasi me zgjedhjen e presidentit të ri malazias, Jakov Milatoviq dhe rënien pas tridhjetë viteve në pushtet të Milo Gjukanoviq, në rajon kryetemë ishte një kthim i mundshëm i kursit politik të Malit të Zi nën ombrellë të Beogradit. Por, kështu nuk mendon emisari special amerikan, shkruajnë  mediat malaziase.

Gjatë një konferencë shtypi në Podgoricë, ai tha se “këto janë dezinformata” madje tha edhe se “disa portale në Mal të Zi shpërndajnë dezinformata nga Rusia dhe Kina”.

“Për shembull, informacioni se ka një fabrikë për prodhimin e armëve biologjike në Ukrainë është i rremë. Është gjithashtu një gënjeshtër se SHBA-të donin luftë në Ukrainë”, ka thënë Rubin.