James Rodriguez rrezikon mbylljen e sezonit pas lëndimit me kombëtaren e Kolumbisë

Në Kolumbi janë në ankth për James Rodriguez.

Ylli i “Los Cafeteros” ka pësuar një dëmtim në stërvitje me përfaqësuen kolumbiane dhe dyshohet për një këputje të ligamentit të kryqëzuar.

Ende nuk është përcaktuar shkalla e dëmtimit por nëse gjithçka vërtetohet atëherë sezoni i James Rodriguez do të mbyllet përpara kohe.

Fillimisht ai është lënë jashtë listës së të grumbulluarve për miqësoren ndaj Perusë si masë paraprake sigurie.

Nëse James ka këputuar ligamentin e kryqëzuar atëherë ky sezon do të konsiderohej i mbyllur përpara kohe për lojtarin e Real Madridit.

loading…