NBA
James pëson humbjen e tretë rresht me Lakersat
LeBron James ka pësuar humbjen e tretë rresht në ndeshje zyrtare me skuadrën e re të tij LA Lakers.
Lakers të hënën mbrëma u mposht 143:142 në shtëpi nga San Antonio Spurts, pas pesë minutave shtesë.
James shënoi 32 pikë dhe pati edhe 14 asistime e tetë kërcime. Shënuesi më i mirë te Lakersi ishte Kyle Kuzma me 37 pikë.
Ndërkohë, te San Antonio Spurts 37 pikë i shënoi LaMarcus Aldridge. James realizoi duke dërguar ndeshjen në shtesë, mirëpo në shtesa San Antonio triumfoi. Është hera e parë që nga viti i dytë i Jamesit në NBA, që ai ka startuar një stinor me tri humbje rresht.
“Unë e kam ditur se ku po shkoj. Nuk është se kam menduar se si do të vijë këtu do të dominojmë menjëherë. Është një proces dhe e kuptoj këtë”, ka thënë James pas ndeshjes.