James konfirmon largimin nga Bayerni, e ardhmja në Itali?

Aventura e James Rodriguez te Bayern Munich është në ditët e fundit të saj.

Për këtë janë të bindura mediat gjermane, sipas të cilave kolumbiani i ka komunikuar agjentit të tij, Jorge Mendes se dëshiron të largohet nga Bavaria.

27-vjeçari luan prej dy sezonesh me kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që kartoni i tij i përket ende Real Madridit.

Kolumbiani pritet që fillimisht të rikthehet në Spanjë dhe më pas të transferohet në një tjetër ekip. Ofertat dhe interesimi për ish lojtarin e Monacos nuk mungojnë, ku Napoli dhe trajneri Ancelotti e dëshirojnë në “San Paolo” ndërkohë që edhe Juventusi ka shfaqur interes.