Edison Jakurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka manipuluar pasi nuk ka shpëtuar asgjë nga rënia ekonomike.
Jakurti ka thënë se Hoti nuk e di sa ka qenë rënia vjetore më 2020 pasi dihet pas vlerësimit të tremujorit të fundit të vitit 2020.
Postimi i plotë:
Dulla Hoti po manipulon duke thënë se, kur e ka filluar punën si KM, pritjet kanë qenë për rënie ekonomike prej 11%.
E para, vlerësimi për rënie të mundshme prej 11.3% ka qenë skenari më pesimist nga 3 skenarët e Bankës Botërore. Dhe, ky ka qenë vlerësim ex ante (para se të ndodhë). Duke qenë më pesimist, edhe vetë institucioni e vlerëson si më pak të mundshëm për gati panumër faktorë që mund ta ndryshojnë situatën. Pra, as vetë institucioni nuk e mbron këtë parashikim me zellin e Dulles, që tingllon sikur t’ketë dashur që diçka e tillë të ndodhte.
E dyta, Dulla nuk e di sa ka qenë rënia vjetore në 2020. Askush nuk e di me siguri këtë pasiqë një gjë e tillë mund të dihet me siguri veç ex post, pasi të bëhet vlerësimi edhe i tremujorit të fundit të vitit 2020.
E treta, ajo që dimë është se gjatë tremujorit të tretë të 2020 (tremujori i parë i plotë me Dullen KM), rënia reale ekonomike ka qenë 7.25%. Vlerësimet më të mundshme, para, gjatë, dhe pas Dullës, sjellen tek një rënie vjetore prej rreth 8% – por, shifrën e saktë, do ta kuptojmë vetëm pas disa javësh.
Për këto arsye, Dulla s’ka shpëtuar asgjë nga ekonomia. Por këtë nuk e kupton, “profa i ekonomisë.”







