Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamdzic ka konfirmuar se kampionët e Bundesligës kishin provuar ta transferonin nga Manchester Cityt talentin anglez Jadon Sancho.

Sancho iu bashkua Borussia Dortmundit në verën e vitit 2017 ndërsa ka bërë një start fantastik këtë edicion te “milionerët” duke shënuar 4 gola teksa ka asistuar edhe në 6 raste.

Sancho u aktivizua edhe në fitoren e Dortmundit 3-2 në “Der Klassiker” me Bayernin fundjavën e kaluar, ndërsa verdhë e zinjtë janë lider me 7 pikë më shumë se bavarezët.

“E vërteta është se Bayerni ishte i interesuar për Sanchon dhe bëri një ofertë për të, por që fatkeqësisht u refuzua nga ai”, zbuloi Salihamdzic.

Sancho e sqaroi vendimin për të iu bashkuar Dortmundit me faktin se klubi gjerman i premton më shumë hapësira futbollistëve të rinjë.

Në anën tjetër, Jadon Sancho është ftuar nga përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southate për ndeshjen miqësore me SHBA-të dhe atë të vlefshme për Nations League ndaj Kroacisë.