Ja si i mashtron ky market konsumatorët, mallrat serbe i ekspozon si kosovare(FOTO)

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kishte marrë vendim ditë më parë që marketet të vendosin flamuj afër produkteve të cilat janë në shitje, duke informuar kështu konsumatorin për vendin e prodhimit të produktit përkatës.

Kompanitë që nuk do t’i përmbaheshin udhëzimit nga MTI, do të dënoheshin.

Megjithëse kjo fushatë është nën vëzhgim të MTI-së, duke i vizituar personalisht disa nga marketet apo bizneset që operojnë në Kosovë, si duket disa nga këto biznese nuk po i përmbahen rregullave të reja, apo mundohen të mashtrojnë konsumatorët duke i ekspozuar mallrat serbe si mallra vendore.

Në marketin ‘Super Viva’, e cila gjendet në rrugën ‘Nazim Gafurri’, rrugës për në Gërmi, produkteve të prodhuara në Serbi i është vënë flamuri i Kosovës, përcjell Ballkani.info.

Fjala është për keksat ‘Noblice’, të cilat prodhohen në shtetin serb ndërsa importohen edhe në Kosovë.

Në fotografitë e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet produkti serb i ekspozuar me flamurin e Kosovës, duke keqinformuar kështu qytetarët me prejardhjen e këtyre produkteve. /Ballkani.info