Disa orë më parë Ballkani.Info raportoi se si pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po detyrohen nga shërbyesit shëndetësorë që të blejnë material shpenzuese kur ti nënshtrohen ndonjë operacioni.
Në fotot e dërguara në redaksinë tonë shihet se si pacienti ka blerë fasha, injeksione, doreza, dhe gjera të tjera.
Për këto mungesa në QKUK, zyra e informimit në këtë institucion u arsyetua duke thënë se për shkak të bartjes së buxhetit dhe kontratave në fillim ka pasur pak ngecje, por tani ka filluar furnizimi dhe përqindja e furnizimit me shumë artikuj po rritet dhe presim që të ketë përmirësime të dukshme, meqë ka buxhet dhe janë kryer shumë procedura dhe janë emëruar menaxherët e kontratave.
“Sipas Zyrës së prokurimit SHSKUK, ka pasur numër rekord të procedurave të inicuara, për barna janë inicuar 40 artikuj në 40 lot të ndryshme. Për material shpenzues 143 artikuj në 44 lot të ndryshme, për citostatikë janë inicuar 6 artikuj në 6 lot të ndryshme. Po ashtu, janë në inicim e sipër një numër tjetër i artikujve, sipas kërkesave nga njësitë kërkuese” thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Ndryshe janë të shumta rastet kur pacientët përballen me sëmundje të ndryshme, por që janë të pamundura mundësinë e mbulimit të shpenzimeve për shërim, apo edhe ndërhyrje kirurgjikale. /Ballkani.info
LEXO EDHE: Gjendja shqetësuese në QKUK, pacienti detyrohet të blejë maska e doreza për mjekim (FOTO)







