Ja se si reagoi Salah kur mendoi se gazetarja do t’a puthte

Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, kishte menduar gabimisht se një gazetare po përpiqej ta puthte pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

Egjiptiani e shënoi njërin prej dy golave të Redsave, të cilët iu rikthyen suksesit evropian në Wanda Metropolitano në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

Pas ndeshjes, natyrisht se ai ishte fokusi kryesor i gazetarëve, të cilët dëshironin të merrnin sa më shumë prononcime nga lotari kyç i Liverpoolit.

Njërën nga intervistat, Salah e ka dhënë për një gazetare femër, e cila në një çast iu afrua, në mënyrë që ta dëgjonte më mirë.

Mirëpo, lojtari mendoi se ajo po përpiqej ta puthte, ashtu që e ngriti dorën duke qenë i gatshëm për ta penguar.

Sidoqoftë, qëllimi i gazetares nuk ishte puthja, prandaj intervista vazhdoi më tej sikur të mos kishte ndodhur asgjë.