Sulmuesi

Ja sa përqind të votave merr Mohamed Salah për ta fituar Topin e Artë

Të gjithë e dimë se sulmuesi i Liverpoolit dhe Egjiptit ka të drejtë të ëndërrojë pas një sezoni fantastik që pati edicionin e kaluar, por a e meriton ai vërtetë ta fitojë Topin e Artë 2018?

26-vjeçari e theu rekordin për më së shumti gola të shënuara nga një futbollit në një sezon në Premierligë, sezonin e kaluar, duke e mposhtur në garë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, për ta fituar Këpucën e Artë me 32 gola në total, transmeton Gazeta Express.

Ai i fitoi edhe çmimet në vazhdim: Futbollisti i Vitit i zgjedhur nga Futbollistët Profesionistë (PFA), Futbollisti i Vitit i zgjedhur nga FWA, Lojtari Afrikan i Vitit, Lojtari i Vitit i zgjedhur nga fitozët e Liverpoolit, Lojtari i vitit i zgjedhur nga lojtarët e Liverpoolit dhe Lojtari i Sezonit në Premierligë.

Ka qenë vit i jashtëzakonshëm për Salahun, dhe natyrisht se mijëra njerëz mendojnë se ai duhet të kurorëzohet me Topin e Artë.

Sulmuesi egjiptian i ka marrë deri tani 53% të votave të tifozëve në uebsajtin zyrtar të France Football, derisa Lionel Messi mbetet shumë prapa në vendin e dytë me 28% të votave.

Në përgjithësi, mbi 220.000 persona kanë votuar deri tani, dhe për çudi, Cristiano Ronaldo ka marrë vetëm 5% të votave dhe renditet i treti.