Ja sa para i fiton Real Madridi për finalen River-Boca

Jo gjithçka që shkëlqen është ari thoshte dikur një ekspert ekonomik por me 2000 policë dhe oficerë që janë ftuar për këtë finale, pyetjet mbesin a është mirë apo keq që kjo finale po mbahet në Madrid dhe në Spanjë.

Ndeshja e dytë e kthimit për Copa Libertadores në mes të River Plate dhe Boca Juniors, e cila do të luhet të dielën në Santiago Bernabeu, do të këtë ndikim për afër 25 milionë euro për kryeqytetin e Spanjës, thonë ekspert të marketingut sportiv por pyetjet mbesin nëse qyteti është gati për këtë gjë apo jo.

Sipas profesorit nga EAE Business School dhe specialistit për komercializim, shitje dhe marketing në biznesin sportiv, Jaime Fortuno, llogaritet që fitimet do të jenë 25 milionë euro nëse ajo krahasohet me finale të mëdha të tjera si Liga e Kampionë në Cardiff më 2017, e cila i solli fitime 51 milionë euro kryeqytetit të Walesit.

“Por, ndeshje River-Boca ka shkaktuar trazira, si sportive ashtu edhe jo sportive, është një “ndeshje” nga Amerika e Jugut. Madridi e ka pranuar që të mbahet takimi. Thuhet se edhe Florentino e priti lajmin për vetëm dy minuta dhe tha se Madridi është gati”, thotë Fortuno.

Ku do të shkojnë këto para

Nga 25 milionë euro, 50 për qind do të shkojnë në hotele dhe 20 për qind në restorante më 10 për qind në shoping. Të tjerat do të shkojnë në gjëra të tjera për një ndeshje si kjo.

“Prandaj, nëse e shohim nga perspektiva ekonomike, organizimi i ndeshjeve të këtilla janë një mundësi e mirë për qytetin dhe vendin”, ka thënë ai.

Megjithatë, pavarësisht faktit që Madridi është mësuar për të organizuar ndeshje të këtilla, kjo ndeshje vjen me rreziqet e dhunës në mes të tifozëve të dyja skuadrave dhe tensioneve që mund të ndodhin para ndeshje dhe ai thotë se “jo gjithçka që shkëlqen është ari”.

“Kjo ka një kosto për Madridin pasi që janë mobilzuar më shumë se 2000 policë për vikend”, ka thënë ai. “Shtrohet pyetje, kush do të paguajë këtë? A do të paguajë shteti për këtë gjë apo duhet të bëhet një pagesë bashkë me shtetet pjesëmarrëse?”.

Mbi të gjitha, thotë ai, ata janë protagonist të kësaj ndeshje”.