Ja sa kushton një biletë për ndeshjen Kosovë-Maltë në tregun e zi
Përderisa shitja e biletave për ndeshjen Kosova- Malta nga Federata e Futbollit të Kosovës është përcjellur me probleme të shumta, ata të cilët kanë pasur mundësinë që t’i blejnë, po e shfrytëzojnë rastin ti shesin ato me çmime marramendëse në portale të ndryshme shitje.
Gjatë ditës së sotme biletat në tregun e zi kanë mbërritur shuma deri në 15 euro për biletë, duke iu mundësuar qytetarëve kështu të mos përfshihen në tollovinë e krijuar tek pika e autorizuar për shitje.
Kujtojmë se ditën e djeshme, interesimi i madh për blerjen e biletave ka shtyrë edhe Policinë e Kosovës të intervenojë për të shpërndarë turmën.