Ja pse Kosova është super-fuqi botërore në xhudo (FOTO)

Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Evropianin U23 që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

E kjo shihet edhe në renditjen përfundimtare të shteteve në Kampionatin Evropian U23, në të cilën Kosova mban vendin e dytë menjëherë pas Rusisë.

Këtë renditje Kosovës ia siguruan dy medalje të arta të fituara në këtë Evropian nga Akil Gjakova e Loriana Kuka, dhe një xhudist që mori vendin e shtatë.

Top pesëshen e përbëjnë Gjeorgjia, Britania e Madhe dhe Spanja.

Image