Ja nga cili fshat i Drenasit është rasti i parë me koronavirus, a do futet në karantinë ky qytet?

Në qytetin drenicas, Drenas, është shënuar sot edhe rasti i parë me koronavirus.

Ballkani.info ka kontaktuar me drejtorin e shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiun i cili ka thënë se ende nuk kanë informata të sakta për këtë rast, derisa shton se rasti nuk është dërguar nga QKMF-ja e Drenasit për në QKUK, shkruan Ballkani.info

Haxhiu tha se ai ka mundur ta ketë një vendbanim tjetër, pasi i tillë nuk është paraqitur për mjekim në këtë qytet.

I pyetur nëse qyteti i Drenasit do iu nënshtrohet karantinës, drejtori tha se është herët për të marrë vendime pa u konfirmuar dhe konsultuar detajisht rasti.

Ballkani.info nga rrugë jo-zyrtare ka mësuar se rasti në fjalë është nga fshati Verbofc, teksa do ju mbajmë të informuar për të dhënat tjera. /Ballkani.info/