Ja kur zhvillohet meçi i shumëpritur Wilder – Fury me orën tonë
Deontay Wilder dhe Tyso Fury pritet të zhvillojnë një nga përballjet më të mëdha në vitet e fundit në kuadër të peshave të rënda në boks.
Wilder synon të mbrojë titullin e WBC kundër britanikut Fury, ndërsa fituesi me shumë gjasa do të përballet në prill të vitit 2019 kundër kampionit të padiskutueshëm, Anthony Joshua.
Wilder: 40 fitore, 39 me nokaut, asnjë humbje
Fury: 27 fitore, 19 me nokaut, asnjë humbje
Normalisht interesimi për këtë përballje është shumë i madh edhe në vendin tonë, përkundër se orari i meçit është paksa i papërshtatshëm.
Më poshtë keni detajet e këtij meçi:
Arena zhvillohet meçi?
Në arenën Staples Center, Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Data?
E diel, 2 dhjetor 2018 (Me kohën tonë)
Koha kur fillon?
Si gjithmonë, meçi kryesor zhvillohet i fundit dhe fillimi i tij varet paksa edhe nga mënyra se si përfundojnë përballjet tjera paraprake.
Por, me kohën tonë meçi Wilder-Fury pritet të fillojë në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës.