Ndeshja e javës së 27-të të La Ligas, mes Barcelonës dhe Osasunës, e cila ishte paraparë të luhet të shtunën mbrëma, është shtyer për një afat të pacaktuar.

Arsyeja e shtyerjes, ishte vdekja e mjekut të Barcelonës, Carles Minarro Garcia.

Pak minuta para se të fillonte ndeshja, skuadra katalanase bëri kërkesë që ndeshja të shtyhet, pasi futbollistët dhe tafi ishin të tronditur nga vdekja e Carles.

Barcelona tani do të nisë bisedimet me La Ligën për të përcaktuar një datë të re për zhvillimin e ndeshjes, e cila pritet të luhet në maj.