Ja dëshmia e dy votuesve të diasporës që dikush votoi në emër të tyre nga diaspora për Dragash (Dokument)

Dy qytetarë të Dragashit që jetojnë në diasporë, kanë bërë denoncim në Prokurori për keqpërdorimin e të dhënave të tyre nga persona të panjohur, të cilët me qëllim të manipulimit të rezultatit zgjedhor në Dragash, kanë votuar në emër të tyre.

Idriana Ferizi me prejardhje nga Radesha e Dragashit dhe bashkëshorti i saj Nevdzadin Ferizi kanë deponuar denoncim në Prokurori pasi të dhënat e tyre u keqpërdorën në këto zgjedhje lokale duke votuar në emër të tyre kinse ata kanë votuar nga Maqdonia e Veriut.

Në denoncimin e tyre në Prokurori, ata kanë sqaruar se nuk kanë jetuar asnjëherë në Maqedoni të Veriut.

Ky është vetëm një rast denoncimi zyrtar për manipulimin e votave të diasporës në Dragash por Prokuroria dhe PZAP po hetojnë edhe qindra vota tjera që u mbushën nga një dorë e vetme për ta manipuluar rezultatin zgjedhor.

PZAP ka nisur me ankesa ndërsa Partia Demokratike e Kosovës si palë e dëmtuar ka paralajmëruar se do ti ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të ruajtur kredibilitetin e procesit zgjedhor në Dragadh dhe mos lejimin e deformimit të vullnetit të mijëra qytetarëve të Dragashit.

Kryetari aktual i Dragashit, Shaban Shabani nga PDK i cili ka dalë i pari me votat e qytetarëve të Dragashit, por u dëmtua nga votat e keqpërdorura të diasporës, në ankesën e tij të deponuar në PZAP ka theksuar se posedon dëshmi se tashmë personat që i kanë mbushur formularët në emër të votuesve nga diaspora, po i thërrasin ata në telefon për tu përpjekur ta mbulojnë skandalin e votave të manipuluara.

Më poshtë mund ta shihni denoncimin e dy qytetarëve të Dragashit që jetojnë në Luksemburg dhe dikush ka votuar në emër të tyre, gjoja se ata jetojnë në Maqedoni të Veriut.