Ja ç’ndodh sot me shtëpinë ku flinte Enver Hoxha dhe që dikur gumëzhinte nga takimet

Gjatë viteve të sistemit komunist ishte një një shtëpitë më të bukura në Gjirokastër, por tani ajo është e braktisur.

Shtëpia e pritjes në të cilën ka fjetur Enver Hoxha dhe ku bëheshin takimet e diplomatëve gjatë kohës së komunizmit tani është shkatërruar.

Askush nuk merr masa për ta rikonstruktuar godinën dy katëshe në lagjen “11 janari” e cila asokohe gumëzhinte ndërsa sot është kthyer në gërmadhë.

Shtëpia e pritjes në ngjarjet e 1997 u vodh dhe u dëmtua dhe nga ajo kohë askush nuk vë dorë në të. /OraNews/