Ja çka thotë profesori i cili dyshohet se ngacmojë seksualisht 16- vjeçaren nga Drenasi

Mësimdhënësi Shkelzen Xhekaj i cili dyshohet se ngacmojë seksualisht 16-të vjeçaren, nxënëse në Gjimnazin “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Drenas u përgjigj për Ballkani.Info.

Ai përmes telefonit i tha portalit se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me ngacmimet seksuale ndaj 16-të vjeçares.

“Të gjitha janë në prokurori, prokuroria i ka pushuar hetimet, dhe nuk ka pasur asgjë të vërtetë” pohoi Xhekaj.

Ngjarja për të miturën ka filluar kur kjo e fundit i është drejtuar Policisë se profesori Shkelzen Xhekaj po e ngacmonte seksualisht, po në vend të ndihmës në Polici viktima u dhunua seksualisht dhe u shantazhua nga vet rreshteri V.V në Polici, ku me rastin po merret prokuroria dhe policia e Kosovës.