Ja cili është heroi i masakrës së përgjakshme në Zelandën e Re, që i mori armën nga dora terroristit(FOTO)

Ja cili është heroi i masakrës së përgjakshme në Zelandën e Re, që i mori armën nga dora terroristit

Një burrë, i cili kujdesej për xhaminë Linwood, është quajtur heroi i sulmit terrorist në Zelandën e Re.
Naeem Rashid ndaloi terroristin që shkaktoi masakrën e përgjakshme me 47 viktima në sulmin në dy xhami në Christchurch, ku mbetën 49 të vdekur.

Naeem, i cili punonte në njërin prej xhamive, i mori armën nga dora terroristit duke shmangur rritjen e numrit të viktimave. Por heroi i masakrës mori plagë të rënda gjatë përballjes me sulmuesin dhe vdiq mbrëmjen e së premtes në spital.

Rashid, me origjinë nga Abbottabad, Pakistan u zhvendos në Christchurch ku gjeti punë si mësues. Djalit i tij, Talha, gjithashtu mbeti i vdekur gjatë sulmit në xhami.Heroi u përball me Brenton Tarrant pa asnjë armë në duar. Ai arriti që ti rrëmbente armën dhe e ndoqi terroristin në përpjekje për ta qëlluar me armë, por Tarrant arriti të arratisej.

Sulmuesi u largua në një makinë që e priste jashtë xhamisë, që drejtohet nga bashkëpunëtorët e tij. Pavarësisht se u arratis arriti të kapej nga policia.