Izraeli në Prishtinë mposht Letoninë dhe siguron vendin e tretë në grup

Ndeshja mes Letonisë dhe Izraelit ka vendosur për vendin e tretë në Grupin B të Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë.

Të enjten në mesditë, Izraeli shënoi fitore ndaj Letonisë dhe siguroi vendin e tretë. Izraeli fitoi me rezultat 34:29. Për Izraelin është fitorja e parë pas dy humbjeve. Ndërkohë Letonia ka pësuar humbjen e tretë, por ka fituar përvojë shumë të rëndësishme.

Të dy kombëtaret tani kanë ndeshjet për plasman.