Euro 2024

Izrael – Zvicër, formacionet zyrtare

Ndeshja e mbetur e Grupit I, ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Te Zvicra janë ftuar tre shqiptarë, prej të cilëve vetëm Granit Xhaka do të luajë nga minuta e parë, kurse Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri kanë mbetur në bankën rezervë.

Izraeli nuk e ka mposhtur kurrë Zvicrën në asnjë nga pesë takimet mes dyshes deri më sot.

Zvicrës do t’i garantohet të paktën vendi i dytë dhe do të kalojë në krye të grupit me një fitore në Hungari.

Ndeshja do të zhvillohet në një stadium neutral, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Ndeshja e së mërkurës është zhvendosur në “Pancho Arena” në Felcsut të Hungarisë.

Aktualisht, Zvicra gjendet në vendin e dytë në grupin I me 15 pikë, kurse Izraeli është në vendin e tretë me katër pikë më pak.