Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Izet Sadiku ka njoftuar se ka filluar uragani i ndryshimit edhe në degën e V-të të LDK-së në Prishtinë.

Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se në prani të banorëve të Hajvalisë dhe kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku është bërë hapja e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton Ballkani.info.

“Me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e Hajvalisë dhe praninë e kryeministrit në ardhje dr. Lumir Abdixhiku hapëm fushatën e ndryshimit. Bashkë do të ecim përpara dhe do të punojmë pa u lodhur për një të ardhme më të mirë sepse nuk kemi kohë për të humbur, por kemi mundësi e zgjidhje për ndryshim.

Sadiku në zgjedhjet parlamentare mban numrin 35. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: