LDK-ja sot e ka hapur fushatën zgjedhore në mënyrë madhështore, duke e mbushur përplot sallën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe doktori Izet Sadiku, kandidat për deputet dhe drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

“Festa drejt fitores së madhe posa filloi! Entuziazëm e vendosmëri për të rikthyer besimin e qytetarëve, sepse shteti ndërtohet me punë e jo me popullizëm. Vendi ynë nuk ka kohë për të humbur, por ka potencial të zhvillohet, të ndërtoj institucione të forta dhe të udhëhiqet me ndershmëri me kryeministër dr. Lumir Abdixhiku. Me #9Shkurt e vulosim fitoren e madhe, sepse ndryshimi nuk fillon me ata që për 4 vite kanë dështuar në qeverisje, ndryshimi fillon vetëm me LDK”, ka shkruar Sadiku.

Sadiku në listën e LDK-së për deputet garon me numër 36.

Postimi i plotë: