Arsenali bëri atë që duhet të bënte përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë ndaj francezëve të Rennes duke fituar 3-0 në Emirates Stadium dhe duke avancuar në fazën çerekfinale të Europa League.
Megjithatë më shumë sesa përmbysja e topçinjëve apo maska e përdorur nga Aubameyang në rastin e golit të 3-të, xhiron e internetit e ka bërë gjesti i pahijshëm i sulmuesit nigerian të Arsenalit.
Në përfundim të kohës shtesë ka qenë Alex Iwobi që ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit me veprimin ndaj mbrojtësit Hamari Traore.
Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin sulmuesi i Arsenalit largohet menjëherë duke bllokuar hundët.
Një injorim i rëndë për kundërshtarin, që Iwobi si duket u bllokua nga era e keqe e gojës së Traore.
https://twitter.com/JalilHz1/status/1106316665447342080?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1106316665447342080&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.supersport.al%2Fqelbesh-era-goje-iwobi-e-teperon-ndaj-mbrojtesit-te-rennesvideo%2F







