Iu zbulua lokacioni në ‘Instagram’, ja si u arrestua i dyshuari për grabitjen në Prizren

Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur të hënën në një argjendari në Prizren, ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për këtë grabitje.

E dashura, e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një villë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit. Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e grabitësve u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

Ekipi i KALLXO.com në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit ka shoqëruar forcat speciale të Policisë në aksionet e tyre në lokalitete të ndryshme në kërkim të të dyshuarve për grabitje dhe arrestimin e tyre.

Për ta shikuar momentin e arrestimit të grabitësve klikoni këtu.