Debat

“Iu thyen hundët ty edhe Kurtit”, Mehmetaj thotë se ka dëgjuar se ka pamje nga biseda mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës

Gazetari Lirim Mehmetaj ka paralajmëruar se ekzistojnë pamje të momentit ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila shihet duke biseduar me kryeorganizatorin e sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiq, në vilën e tij tashmë në duar të autoriteteve të Kosovës.

Madje, Mehmetaj pretendon se gjatë momentit të bisedës, Radoiçiq dëgjohet duke i thënë deputetes së VV-së “‘iu thyen hundët ty edhe Kurtit”.

“Dëgjova se ishte një pamje bash ai momenti kur po folke Radoiçiqi bashkë me Mimoza Kusari-Lilën. Edhe po u dëgjojke ajo pjesa ku thotë ai ‘iu thyen hundët ty edhe Kurtit’. Shpresoj shumë se do të dalin në publik”, tha ai në “Debat Plus”.

VIDEO BONUS: