Kylian Mbappe u prezantua sot edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit.

Francezi mbajti një fjalim para tifozëve që kishin stërmbushur stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Po e shoh nënën time duke qarë…është një ditë e pabesueshme për mua”, ka thënë Mbappeja.

“Më lini t’i them faleminderit Florentino Perezit (presidentit)”.