Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi i janë publikuar notat në shkollë të mesme.
Deputeti nga Ferizaj, Basha, i cili ka jetuar një kohë në SHBA, ka publikuar notat gjatë shkollimit universitar dhe në master, poashtu të përfunduara në SHBA.
Ai ndër të tjera ka thënë se po atakohet pasi është ndër deputetët më aktivë dhe që nuk mund të e akuzojnë ndryshe, për korrupsion e të tjera.
Tutje deputeti, Dimal Basha ka publikuar edhe profesionet e familjarëve të tij që punojnë në SHBA.







