Iu operua vajza, Donika Kadaj-Bujupi falënderon mjekët dhe infermierët: Mirënjohëse përjetë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook ka treguar se vajza e saj Doruntina është operuar.

Donika ka postuar një fotografi të vajzës së saj dhe disa pre stafit të Klinikës së Ortopedisë duke i falënderuar për punën dhe profesionalizmin.

Ajo tha se do të jetë mirënjohëse përjetë ndaj mjekëve dhe infermierëve të klinikës.
Më poshtë postimi i saj:

Falënderim shumë të madh për stafin e Klinikës së Ortopedisë në krye me dr. Arbrin, frika e Doruntinës ishte e madhe deri në momentin e pritjes aq të ngrohët nga i tërë personeli aty, në ditët e rënda dhe plot ankth kur përballemi me peripecitë që na ka sjellë pandemia, takojmë njerëz të mirë dhe profesionistë që mbesin në kujtesë dhe admirim të përhershëm!

Mjekët dhe infermierët tanë janë disa nga ta.

Mirënjohëse përjetë