Iu kërkua ndërprerja e punimeve në një objekt ndërtimi, të dyshuarit sulmojnë zyrtarin policor në Klinë

Një sulm ndaj personit zyrtar është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, në rajonin e Klinës.

Dy persona të dyshimtë janë arrestuar për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për ndërprerjen e punimeve që të dyshuarit ishin duke i bërë pa leje ndërtimi.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunal dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor , duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit,njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar.