Italia thyen një rekord të madh

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar një rekord prej 100 për qind, duke arritur për herë të parë pesë fitore në pesë ndeshje kualifikuese.

Fitorja 1-3 në udhëtim te Armenia ishte vazhdim i ecurisë së mirë të Italisë në rrugën drejt Euro 2020, me 16 gola shënuara dhe vetëm dy të pranuara.

Më e rëndësishmja, Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që fiton radhazi pesë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Azeglio Vicini në 1986-87 dhe Antonio Conte në 2014 kishin arritur katër.

Italia pas pesë ndeshjeve në grupin J, prin me 15 pikë, tre më shumë se Finlanda, që numëron 12 pikë.

loading…