Italia në karantinë deri më 3 maj, nuk rinisin stërvitjet
Jo që nuk do të rinisë sezoni në Itali deri në maj, por as stërvitjet.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se Italia do të jetë e mbyllur deri më 3 maj, pasi numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë, edhe pse jo ashtu si deri javën e kaluar.
Italia ka qenë në karantinë që nga 9 marsi dhe do të vazhdojë deri më 3 maj, ashtu edhe klubet e Serie A dhe më pas, Conte ka konfirmuar se mund të rinisin dalëngadalë me jetën normale.
Kjo do të thotë se klubet në Serie A mund të rinisin stërvitjet në maj dhe kampionati ndoshta në fund të majit.