Italia në finale të EURO 2020

Italia do të luajë më 11 korrik në finale të Euro 2020, në Wembley.

Italia pas ekzekutimit të penalltive e ka mposhtur Spanjën, të martën mbrëma. Jorginho ka shënuar penalltinë vendimtare, ndërsa më herët Gianluigi Donnarumma ndali gjuajtjen e Alvaro Moratas.

Dani Olmo gjuajti lartë mbi portë, ndërsa fillimisht Unai Simon i Spanjës priti goditjen e Manuel Locatellit. Me 4:2 në penallti, Italia avancon në finale ku takohet me fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkë.

Pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve 2×15 minuta rezultati ishte 1:1. Italia është në seri prej 33 ndeshjeve pë humbje. Ka 13 fitore rresht.