Italia në epërsi kundër Uellsit

Italia ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Uellsit, në ndeshjen e fundit të Grupit A në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Romë.

Matteo Pessina shënoi për 1:0 për Italinë në minutën e 39-të.

Italia e ka siguruar tashmë kalimin në mesin e 16 më të mirëve, ndërsa Uellsit i duhet vetëm një barazim për ta arritur këtë nga vendi i dytë.