Italia e gatshme të hyjë në fazën e tretë të masave lehtësuese për Covid-19

Italia do të hyjë në fazën e tretë të lehtësimit të masave ndaj koronavirusit në 15 qershor.

Kryeministri Giuseppe Conte do të nënshkruajë një dekret të ri mbrëmjen e së enjtes, duke hapur vendin më tej pas tre muajve masa të bllokimit, shkruajnë mediet italiane, transmeton lajmi.net.

Vendimi vjen në kohën kur Italia arriti të minimizojë përhapjen e COVID-19, me 53 vdekje të raportuara të enjten.

Klubet e natës dhe salla vallëzimi, nga ana tjetër, do të qëndrojnë të mbyllura deri të paktën më 14 korrik.

Më në fund, italianët do të jenë në gjendje të largohen nga vendi në shtete brenda Zonës Shengen – i përbërë nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Andorra, Monaco, San Marino dhe Vatikani.

Që nga 16 qershori, banorët e Italisë do jenë në gjendje të udhëtojnë në Kosovë, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.