Itali/ Pronari i argjendarisë qëllon për vdekje dy grabitësit pas sulmit ndaj familjes

Pronari i një argjendarie në Itali ka qëlluar për vdekje dy grabitës dje, të cilët hynë në dyqan dhe sulmuan familjen e tij.

67 vjeçari Mario Roggero hapi zjarr kur tre grabitës hynë në dyqanin e tij në Grinzane Cavour të mërkurën.

Gjatë tentativës së grabitjes dy sulmuesit u qëlluan për vdekje në rrugë ndërsa një i tretë u plagos dhe më vonë u arrestua.

Rreth orës 6.30 pasdite banditët e maskuar kishin hyrë në dyqan duke pretenduar se ishin klientë.

Nënë e bijë që po punonin aty hapën sirtarët e bizhuterive me kërkesën e tyre, kur një nga grabitësit nxirri pistoletën, ndërsa tjetri i kërcënoi me thikë.

Kur gruaja e Roggero nisi të ulëriste, 67-vjeçari nxitoi për ta ndihmuar dhe kishte qëlluar armën.

Incidenti vjen gjashtë vjet pasi biznesi i tyre sulmuar në mënyrë të ngjashme.

Në sulmin e 2015 gruaja dhe e bija e Roggero ishin lidhur e rrahur, para se grabitësit të largoheshin me nje vlerë të grabitur prej rreth 300 000 euro, në ora dhe bizhuteri.

Kryebashkiaku i qytetit Gianfranco Garau, tha për mediat se detajet e incidentit të fundit janë ende të pakta.

“Unë di vetëm se një familje e mirë dhe e ndershme janë sulmuar”, citohej të kishte thënë ai.

Agjencia italiane Ansa, tha se të paktën pesë të shtëna ishin dëgjuar në ngjarjen dramatike të qytezës.

Kur mbërritën shërbimet e emergjencës ata nuk mund të shpëtonin jetën e dy grabitësve.

E bija e argjendarit, Silvia Roggero, mbronte veprimet e të atit.

Ajo shtoi: “Në kohë vështirësie dua të jem e qartë dhe e fortë. Lutem për shpirtin e dy grabitësve”.

Krei i partisë së djathtë italiane Lega, Matteo Salvini, mbështeti veprimet e argjendarit: “Mbrojtja është gjithmonë e ligjshme.”

Roggero është marrë në pyetje nga autoritetet por raportohet se nuk është nën hetim.