Një gjykatë italiane i hodhi poshtë akuzat dhe pushoi një çështje kundër anëtarëve të ekuipazhit të anijeve të shpëtimit të emigrantëve, që akuzoheshin për shpëtimin e emigrantëve dhe ndihmë për trafikantët për migrimin e paligjshëm. Procesi në fjalë u zvarrit në Itali për gati shtatë vjet.

Gjykata e Trapanit në Siçili tha se nuk kishte arsye për ta vazhduar çështjen kundër 10 të pandehurve nga tri anije shpëtimi.

“Këto akuza të pabaza kanë tentuar të njollosin punën e ekipeve humanitare të kërkimit dhe të shpëtimit për vite me radhë,” tha Presidenti Ndërkombëtar i Mjekëve pa Kufi Hristos Hristu.

Mjekët pa Kufij kishin vënë në dispozicion anijen “Vos Prudence”, anija “luventa” operohej nga OJQ-ja gjermane Jugend Rettet, kurse “Vos Hestia” nga Save the Children. “Akuzat kishin për qëllim largimin e anijeve nga deti dhe që të kundërshtonin përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë dhe për të dhënë dëshmi. Tani këto akuza u hodhën poshtë.” – tha Hristu.