Istogu, kampion i Kosovës në hendboll

Istogu e ka konfirmuar dominimin e plotë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma, Istogu e ka fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/2023. Më herët ka fituar edhe Kupën e Kosovës.

Në finale të plejofit, hendbollistet e Istogut u përballën me Vushtrrinë. Ndaj Vushtrrisë i shënuan dy fitore bindëse. Ndeshjen e parë e fituan 37:24, ndërsa të mërkurën në Vushtrri fituan me rezultat 35:28. Vetëm në fund skuadra vushtrriase u afrua në shtatë gola. Istogu kishte epërsi më të lartë gjatë pjesës së dytë.

Istogu, që ka në përbërje reprezentuese të Kosovës dhe shumë lojtare të huaja, herët nisi shkëputjen në rezultat. Ashtu si pritej, Vushtrria nuk i ka bërë shumë konkurrencë, me gjithë angazhimin. Te Vushtrria është kryesisht një gjeneratë e lojtareve të reja.

Braziliania Tainara Luna Goncalves ka udhëhequr Istogun gjatë gjithë edicionit. Ajo ishte më e dalluara edhe në ndeshjen e fundit. I realizoi tetë gola. Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica e pesë braziliania tjetër, Dayane Da Rocha.

Te Vushtrria, dhjetë gola i shënoi Burneta Rama. Shtatë i kishte Agnesa Hysa e pesë Gentiana Basholli.

i ka fituar të gjitha ndeshjet e edicionit 2022/2023. Ka mbrojtur titullin e kampionit. Tani ka tre tituj të kampionit të Kosovës.

Në finale të plejofit te hendbollistët janë Besa Famgas dhe Trepça.